E gjen pas 28 vitesh djali flet me nënën në ’Pa Gjurmë’. Emocione në studio shpërthen në lot i riu, që u keqtrajtua në jetimoren e Shkodrës

I ftuar në studio pak ditë më parë, 37-vjeçari, që jeton në qytetin e Shkodrës preku zemrat e të gjithëve, ndërsa rrëfeu si u la në institucion nga e ëma Baptishe Kodra dhe si ajo u zhduk ditën e tij të lindjes më 22 mars të vitin 1993, kur i biri sapo mbushi 9-vjeç. Ai mbeti gjithnjë me kokën pas, nga imazhi i gruas zeshkane me flokë kaçurrela, që e solli në jetë në maternitetin e Durrësit dhe e dorëzoi në jetimore. Ajo e takoi për 9 vite me radhë, në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, deri kur një ditë vendosi të mos paraqitej më atje. ’Pa Gjurmë’ i realizon ëndrrën e jetës Klodianit, ndërsa 28 vite më pas i mundësoi jo vetëm të shihte fotot e nënës, por edhe te fliste me të. Klodian Kodrës i shkëlqyen sytë, kur pa imazhin e gruas 61-vjeçare, ndërsa tha një ’po’ të fortë aprovuese, se ishte ajo nëna biologjike. Emocionet sapo kishin nisur, pasi programi kishte rezervuar të tjera surpriza në vijim. Pa e ditur se çfarë do të ndodhte më tej, në studio, Klodiani nuk do ta besonte se kjo e hënë e datës 5 korrik do të shenjonte jetën e tij, si një nga ditët më të lumtura. 37-vjecari shpërtheu në lot, ndërsa në një lidhje telefonike dëgjoi për herë të parë zërin e nënës. Mesa duket vitet kishin bërë të vetën dhe mungesa e saj bëri që Klodiani t’i drejtohej me ’zonjë’. Ai mësoi se është vëlla i tre motrave, nga nëna, të cilat gjithashtu ishin prej kohësh në kërkim të vëllait që u kishte munguar. 


Nëna: Përshëndetje!
Klodiani: Zonjë mirëmbrëma dhe faleminderit që pranove të flasësh me mua. Unë nuk të gjykoj vetëm dua të të takoj. 
Nëna: Ti do vish në shtëpinë time, si në shtëpinë tënde dhe kur të vish këtu do të flasim 
Klodiani: Nënë je më e mira në botë për mua 
Nëna: Faleminderit shumë emisionit tuaj që më mundësoi të shoh djalin tim 
Klodiani: Faleminderit nënë që më pranove të vij, zëre sikur kemi qenë bashkë gjithë jetën. Edhe sikur të keshë patur gabime unë të kam falur 
Nëna: Të kam kërkuar në Shkodër, por s’të kam gjetur


Dashamirës për ta mirëpritur në familjen e tij u tregua edhe bashkëshorti aktual i 61-vjeçares, të cilin Klodiani nuk ngurroi ta konsiderojë si baba. Madje, mezi priti të mbaronte, duke i kërkuar moderatores Odeta Dume ta mbyllte emisionin, për t’u takuar sa më shpejt me nënën dhe familjen e saj. 


Bashkëshorti i nënës: Pershendetje, ky është numri im personal, më kontakto kur të duash dhe të vish në Patos, nëse nuk vjen dot të vi unë që të marr
Klodiani: Do vij që nesër, me zor pres t’ju takoj. Ti për mua je një baba i vërtetë.
Odeta Dume: Falenderoj zotërinë sepse ishte i pari që u lidh me emisonin
Klodiani: Me zor po pres të mbaroj emisioni, që të flas me nënën. E mbyllim emisionin?
Odeta Dume: Jo emisionin nuk mund ta mbyllim, por nënën patjetër që do ta takosh sapo të largohesh nga kjo studio
Bashkëshorti i nënës: A të vij që sot në Tiranë të të marr ?
Klodiani: Hajdeni, se me zor po pres. Më ka munguar për 28 vite nëna dhe më kujtohet kur më merrte çdo fundjavë tek shtëpia e saj


Pak ditë më parë, Klodian Kodra iu drejtua programit për të gjetur rrënjët biologjike, duke rrëfyer gjithashtu edhe për vitet e vështira të kaluara në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër, ku përveçse dhunoheshin, flinin edhe të pa ngrënë. Nuk e gjeti as dashurinë dhe as ngrohtësinë, në vendin, ku mendonte së do të ishte streha e ngrohtë, institucion për të cilin nuk gëzon respekt. 

Tek shtëpia e fëmijës në Shkodër kemi vuajtur shumë. Na kanë torturuar. Detyroheshim të hanim nëpër familje të tjera, sepse nuk na jepnin për të ngrënë. Kërkoja bukë, por më thonin nuk ka. Aty kam qëndruar nga vitit 1993-1997. Zyshat na rrihnin,bëheshin gjëra ç’njerëzore. Fëmijëve iu shtypnin këmbët dhe i fusnin çorapet në gojë. Nuk na donin. Kishim frikë të tregonim të vërtetën pasi na rrihnin’.


Ndaj në një tjetër komunikim, që pati me njërën nga motrat, mjaft i emocionuar ai shprehu dëshirën, që të jetë afër me ta dhe festat të mos t’i kalojë më i vetëm.


Klodiani: Përshëndetje Alma! Jam shumë i emocionuar
Alma: Edhe unë, e kam pritur prej vitesh këtë moment. Tani që u lidhëm uroj të mos ndahemi më kurrë. 
Klodiani: Jo asnjëherë, nëse kam mbesa nipa do i mbaj shumë afër
Alma: Klodiani është bërë edhe daj 
Odeta Dume: Alma si u ndjetë kur patë emisionin ? 
Alma: Shumë e emocionuar, se e kam kërkuar prej vitesh Klodianin
Alma: Do më japësh një numër kontakti që të flasim ?
Klodiani: Po patjetër. Unë nënën nuk e gjykoj dua që çdo festë, sot e tutje ta kaloj me ju, se gjithmonë i kam festuar vetëm
Alma: Nëna të ka kërkuar gjithmonë, por mundësitë e jetës nuk e kanë lejuar për të vazhduar më tej. Ti je vëllai im, gjithmonë e kam dashur një vëlla. Nuk do jesh më vetëm, shpresoj të takohemi sa më shpejt
Klodiani: Uroj më të mirën për ty dhe për çdo gjë do konsultohem me ju do marr mendimin tuaj. Uroj të takohemi sa më shpejt! Ju falenderoj shumë Odeta. Sot jam shumë i lumtur. Nuk do të iki për në Shkodër, por do pres babain të vijë për të më marrë.


I riu tregoi gjithë jetën e tij të mbushur me çaste gëzimi por edhe hidhërimi. A solli me rrëfimin e tij copëza kujtimesh nga e shkuara, ndërsa nuk e kishte harruar as emrin e gjyshit Xhavit. Prej vitit 1997 Klodiani u strehua nga një fondacion në Shkodër, aty ku jeton ende sot, vend i cili u bë një familje e dytë për të. Por me gjetjen e nënës ai tashmë do të ketë familjen që dëshiroi për 28 vite me radhë. 

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LALA: 06/07/2021 06:12

    Do të pasurohen edhe ata që do të vijnë dhe mjer populli. Shqipëria? Keq e më keq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar