Agai i tatimeve heroi juaj... dhe heronjtë e të tjerëve

Agai i tatimeve heroi juaj... dhe heronjtë e të tjerëve

Publikimi i të dhënave të pagave të 650.000 shqiptarëve duket se nuk paska qenë një nismë kaq e fisme sa disa u përpoqën ta servirin këto ditë. Eshtë veprimi i turpshëm, për fat të keq jo i izoluar, i shitjes së “lëndës së parë ” shtetërore, për interesa personale. Në xhestin e shitjes së këtyre të dhënave funksionarëve ekzekutues të përmbarimit, ka një pafundësi aspektesh të ulëta njerëzore që do të krijonin të gjitha kushtet të lindte mes nesh një Dostojevsk i dytë. Kushedi nëse do të ndodhë ndonjëherë që nga kjo baltë e llum njerëzor, të ndriçohen shqiptarë që do të mund ta përshkruajnë çdo gjë me detajet dhe forcën që meriton. Ne, të kësaj epoke, jemi tepër të përfshirë dhe ende të paaftë për të parë qartë çdo gjë.

Ajo që u ndriçua sot nga prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj dhe nga një pjesë e medias që me përkushtim dhe seriozitet ndjek hap pas hapi çdo zhvillim, tregon edhe njëherë se sa më vlerë është të ndërtojmë Shtetin që meritojmë, ku secili të bëjë me ndërgjegje e ndershmëri detyrën që i takon e më pas qytetarët të gjykojnë sipas ligjikës që e vërteta imponon.

Ndriçimi nga një prokurori sa më profesionale, nga një media e përgjegjshme dhe nga një Drejtësi e barabartë, do të bëjë që çdo shqiptar të ketë informacionet e duhura dhe më të afërta ndaj të Vërtetës, duke lënë në llucën që meritojnë gjithë hamendësuesit profesionistë, që paguhen me shifra të jashtëzakonshme e të pajustifikueshmë për tregun modest shqiptar. Në fakt, si çdo e keqe që natyrshëm e ka dhe një të mirë, ajo e publikimit të pagave ishte pikërisht kjo: dalja në dritë e evazorëve, oktapodëve të rrogave nga kushdo e kudo, që dekodifikohen me qëndrimet e tyre dizinformuese më pas në publik.

Disa u përpoqën të shisnin “again e tatimeve” si një Snowden apo Assange, ku në të vërtetë asgjë, asgjë, në qëllimet e nëpunësve të antishtetit shqiptar, nuk është e përbashkët me sigurinë, antikorrupsionin, krimet e fshehura, përgjimet dhe përdorimin e të dhënave që Snowden dhe Assange shpërndanë.

Ka shumë arsye edhe në arsyen e shpalljes hero të një “agai të tatimeve”. Edhe heronjtë zgjidhen sipas pasurisë  morale dhe etike të një shoqërie. E jona është ende larg asaj dhe atyre që zgjodhën të tjerë heronj.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katarakti: 07/01/2022 13:11

    Respekte Alba! Problemi ketu nuk eshte kush i nxorri por kush i botoi! Sa mijere morren Andi me SHkullakun! A ka njeri qe mund te hedhe ne gjyq Lapsi-n! Ket te dy analiste dalin pernate neper Tv dhe vetem shpifin,jane te mbushur me nje urrejtje per kete vend qe nuk kuptohet qarte nga vjen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë