Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye Bashkia Tiranë ka hapur tenderin me vlerë 12.5 milionë lekë me titullin “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit wifi në ambjentet publike të Tiranës”.
Në tender thuhet se deri më tani ky shërbim ofrohet në 13 hapësira publike si Sheshi “Europa”, Parku “Rinia”, Sheshi “Nënë Tereza” Fusha e Aviacionit etj.
Përtej shesheve të vendosura pritet të ofrohet ky shërbim edhe në 14 hapësira të tjera publike të tilla si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit, terminalet e autobusave si kombëtar dhe ata që ofrojnë shërbimin ndërkombëtar, pranë Liqenit Farkës, Ali Demi, Kinostudio, Kombinat dhe tek Liqeni Artificial.
Për ofrimin e ktëij shërbimi sa më cilësor do të vihen në dispozicion një sërë pajisjesh në zonat përkatëse.
Qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i hartës së ofrimit të shërbimit WiFi, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës nevojshme për këtë qëllim, në hapësira të reja publike në qytetin e Tiranës, zgjerimi i infrastrukturës në ambjentet ekzistuese nëse do të konsiderohet e nevojshme nga autoriteti kontraktor si dhe mirëmbajtja e pajisjeve, aksesorëve dhe të gjithë komponentëve që mundësojnë ofrimin e shërbimit, sipas kërkesave në këtë dokument.
Periudha do të jetë 12 muaj nisur nga kjo datë për realizimin e projektit me të gjithë komponentët përbërës. Ndërsa mirëmbajtja do të jetë 24 muaj, duke filluar nga data e marrjes në dorëzim të projektit./SCAN
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.2%
-
JO
32.5%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 2115
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston
30 Prill, 22:18
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit 'Qytetar Nderi' për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin
30 Prill, 18:42
-
Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK
30 Prill, 17:42
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
30 Prill, 13:03
-
Sekuestrohet vila e 2 garazhe me vlerë 500 mijë euro polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit që do ekstradohet në Korenë e Jugut! Me skemë piramidale fituan 28 mln euro
30 Prill, 11:16
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi nxit protestuesit të hedhin molotov e përplasen me policinë! Zbrapsen me spraj e gaz (VIDEO + FOTO)
30 Prill, 11:02
-
Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës
30 Prill, 10:58
-
Tiranë/ Hiqej si efektiv dhe u merrte para ‘eskortave’, 27-vjeçari pjesë e një rrjeti prostitucioni! 10 llogari me emra vajzash në Instagram (EMRI)
30 Prill, 10:34
-
Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital
30 Prill, 10:34
-
Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRAT)
30 Prill, 10:07