PEKIN - Autoritetet kineze të arsimit kanë gjetur një mënyrë të re për të shmangur kopjimin në provime, vajzat nuk duhet të mbajnë sytjena, pasi në to mund të fshehin kopje. Nëse i veshin, pjesa metalike që kanë do të aktivizonte detektorët e vendosur në hapësirat e testimit.
Agjencia e lajmeve, “Xinhua’ shkruan se këtë vit do të ketë masa ekstreme sigurie. “Gjatë hyrjes së nxënësve dhe personelit në vendin ku mbahet provimi, rrobat e tyre, çantat, këpucët, kapelet dhe gjërat e tjera do t’i kontrollojnë profesionistët dhe do t’u lejohet hyrja vetëm në rast se nuk ndizet alarmi.
Prandaj, çdo send që përmban metal mund të aktivizojë detektorët dhe për këtë arsye janë të ndaluar për kandidatët”,-thuhet në një letër dërguar prindërve.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com