TURQI - Rey Manaj i është bashkuar legjionarëve të tjerë që gjatë fundjavës që lamë pa dolën të golat apo asistet me fanellat e klubeve respektive. Për raundin e 27-të në Ligës së Parë në futbollin turk, Sivasspori fitoi sot 4-1 në shtëpi kundër Sakaryaspor.

Vendimtar për vendasit ishin shqiptarët Rey Manaj dhe Valon Et'hemi. Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga Et'hemi, gol që erdhi pas asistit të Rey Manajt. Më pas Erdogan dhe sërish Et'hemi e mbyllën pjesën e parë 3-1 për Sivasspor.

Duhej minuta e dytë shtesë e ndeshjes që Rey Manaj të finalizonte golin personal dhe të tretin pas rikthimit te Sivasspori në merkaton e janarit që lamë pas. Sulmuesi i Kombëtares pësoi edhe një aksident automobilistik pak ditë më parë, por për fat pa pasoja. Lushnjari duket në formë të mirë sportive dhe këtë e tregoi edhe sot me gol dhe asist.