Vetëm para pak javësh nëpër portale qarkulloi lajmi se moderatorja Luana Vjollca ishte zënë me këngëtaren Filloreta Raçin, dhe për këtë arsye ajo e kishte zëvendësuar Fifin në këtë sezon televiziv. Mirëpo kjo e fundit sqaroi gjithçka me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruante se thjesht i kishte mbaruar kontrata.
"Kontrata ime e punës në televizionin Top Channel ka qenë Shtator 2017 deri qershor 2018… Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia, ato punët e tyre,"- shkruante Fifi.
Postim i bërë nga Luana Vjollca
Mirëpo këngëtarja do t’i bashkohet sërish emisionit "Shiko kush luan" dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Luana, teksa në postimin e fudnit në lidhje me emisionin i ka bërë tag edhe Filloretës.