Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha si pasojë e COVID.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, bën me dije se është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare Nurie Bace infermiere nga Lushnja.
“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në postimin e urdhrit.
Lajmi kryesor: