Milano – Kjo është historia e një gruaje 32 vjeçare, e cila dy vjet më parë u kafshua në pjesën e gojës nga  qeni i saj, duke i shkaktuar asaj plagë të rëndë në atë zonë.

Ajo e kishte të domosdoshme t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale, për të qepur pjesët ku ishte kafshuar dhe po ashtu për të korrigjuar defektet estetike të shkaktuara nga kafshimi.

Kirurgët Maksilofaciale të spitalit të Përgjithshëm nuk e patën aspak të thjeshtë këtë rast, duke bërë që vetëm pas dy vjetësh gruaja të rikuperohet e t'i kthehet formës së mëparshme estetike.

Ajo që përbën problem në këtë rast, pas qepjes në fytyrë është lëvizshmëria e muskujve dhe indeve në pjesën e gojës. Kafshimi kishte shkaktuar edhe dëmtimin e enëve të gjakut.

Për të rikthyer ato në funksionim u përdorën shushunjat, të cilat thithin gjakun duke bërë të mundur qarkullimin e tij nëpër vena. Në këtë mënyrë pjesët “e pajeta” nëpërmjet rrjedhjes së gjakut nëpër vena, arritën të lëviznin.

Operacioni zgjati rreth 2 vjet derisa gruaja u kthye në gjendjen e saj shëndetësore dhe estetike të mëparëshme.

Shushunjat përdoren gjerësisht nga mjekësia popullore, sidomos ajo shqiptare për sëmundjet e gjakut.

(ad.ti/shqiptarja.com)