E kam pasur kolege! Xhesika Berberi flet për Kiara Titon dhe zbulon nëse do marrë pjesë në BBV3

E kam pasur kolege! Xhesika Berberi flet për Kiara Titon dhe zbulon nëse do marrë pjesë në BBV3

Xhesika Berberi, Luizi dhe Kiara

Modelja e njohur Xhesika Berberi si rrallëherë ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private, duke ndarë dashurën për të krijuar një familje dhe planet për të ardhmen në karrierë.

E ftuar në në “Wake Up”, Xhesika u ngacmua paksa mbi jetën e saj private, të cilën ajo e lidhi me dëshirën për të krijuar dhe pasur një familje dhe për tu bërë nënë.

Ajo tha se krijimi i një familjeje është padyshim në planet e saj dhe karriera nuk do e pengonte aspak, por për këtë ajo tha se do ja lërë në dorë kohës.

“Po, patjetër. Si çdo femër. Ne e kemi atë efektin e mëmësisë që kur jemi të vogla. Kur të jetë koha e duhur, kur ta ketë shkruar Zoti”.-tha ajo.

Nisur nga kjo bisedë, modelja bukuroshe u pyet nëse do të merrte pjesë në  “Big Brother VIP 3”.Për këtë Xhesika u shpreh skeptike, pasi sipas saj ajo nuk mund të përshtatet me formate të tilla.

“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si tip, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.”

Ndër të tjera ajo u ndal edhe te një nga një nga ish-banoret e edicionit të kaluar.

Ajo foli për Kiarën, të cilën ka vite që e njeh pasi kanë punuar dikur bashkë. Xhesika shprehu fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.

“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.”-tha ajo.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 09/06/2023 13:37

    personi me fallco ne televizjon kjara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Një vatër e re zjarri shfaqet në afërsi të fabrikës 'Deutsch Color' në Maminas

FOTO/ Një vatër e re zjarri shfaqet në afërsi të fabrikës 'Deutsch Color' në Maminas