Ai vetëquhet djalë i keq, dhe ka shumë sjellje të tijat që e bëjnë të jetë me të vërtetë i tillë. Arkimed Lushaj i njohur si Stresi njihet për sjelljen e tij rebele si në klipe ashtu edhe në jetën e vërtetë, ku nuk kanë munguar as përballjet e shumta me policinë.
Në të kaluarën ai bënte shumë shpesh diss-e, por kohët e fundit ka rënë në qetësi. I pyetur në një intervistë për “Sevenbizz”, ai tregoi gjithashtu se në lagjen e tij nuk kalon asnjë reper tjetër, dhe tregoi edhe arsyen.
“Asnjë prej asnjë-ve. Nuk ka pse të vijë askush sepse nuk ia kanë bërë vendin vetes që të vijnë këtu,”- tha reperi.
Komento