Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas publikimit në rrjetet sociale të një fotografie, ku shfaqej në Itali duke bërë shoping. Në postim ai shprehet se edhe para vitit 2010 ka udhëtuar sepse nuk 'ma ka hequr vizën asnjë ambasadë'.
Ky duket se ka qenë një 'thumb' për Sali Berishën, pasi pak muaj më parë Edi Rama e pyeti në parlament ish-kryeministrin nëse e kalon Oqeanin duke nënkuptuar që ambasada e SHBA i kishte hequr vizën. Murrizi u përjashtua nga të gjitha strukturat e PD-së, pasi nuk pranoi që të dorëzonte mandatin.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit
Dje ne Serravale me shokun tim me te mire Arber Murrizin ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, qe e ka nxjer arberin me kurriz me bluze te bardhe veshur mua nuk ma paska kapur keq, por e ftoj qe te me shkruaj ne inbox qe ti bej pagesen e fotos.
Ngaqe e kam frike avionin dhe nuk jam nga ata qe bredhin me tutore nga pas si qen lidhur pas zinxhirit, une udhetoj shpesh me makine por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e per kokerr te qejfit.
Edhe para vitit 2010 kam udhetuar sepse nuk me ka hequr vizen asnje ambasade. Ftoj çdo fotografe- refugjate dixhit- hale te ma kapi foton tjeter pak me drejte dhe pak me ngadale, qe te me kenaqi edhe mua, jo vetem veten e saj
Domosdo sepse në vende si Shqipëria , partitë janë PRONA. Prona e këtij apo e atij.. Në fakt partia është princip dhe jo pronë e dikujt. Kur të kuptohet kjo, Shqipëria do të shpëtojë!
Përgjigju