E keni pyetur veten ndonjëherë cili është lloji më i mirë i furçave të dhëmbëve?! Stomatologu Gergji Dilo jep përgjigjen! (VIDEO)

Kultura për larjen e dhëmbëve është shumë e rëndësishme, pasi ndikon drejtpërdrejtë në higjienën e përgjithshme të gojës dhe pakësimin e mundësisë për prishjen e dhëmbëve tuaj.

Megjithatë, jeta intensive shpesh na bën të harrojmë që dhëmbët duhet të kenë kohën e tyre, të paktën dy herë në ditë.

Të ftuar në “Rreze Dielli” stomatologët Gjergji Dilo dhe Erinda Biba kanë folur për gabimet në larjen e dhëmbëve.

Ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë është pikërisht koha që i dedikojmë larjes së tyre.

Ata thonë se duhen mesatarisht 24 sekonda për të pastruar një dhëmb me furcë elektrike, ndërkohë që gati 30 sekonda për të pastruar dhëmbët kur përorim një furçë manuale.

Stomatologia Erinda Biba demonstroi në studio se si është mënyra e duhur e larjes së dhëmbëve.

“Ekziston rregulli i 8 sekondave, për çdo sipërfaqe dhëmbi.  Po të shohim një dhëmballë ka një sipërfaqe para, një nga ana e qiellzës dhe një përtypëse. Duhen rreth 10-12 minuta për të furçuar dhëmbët tuaj. Ajo që është më tepër problem, është që kjo furçë dentare bën më mirë procesin e larjes së dhëmbëve dhe duhet t’ia demonstrojmë pacientëve mënyrën e saktë. Nga mos-furcimi I duhur mund të kemi dëmtim të dhëmbëve, të mishit të dhëmbëve.” thotë Biba duke demonstruar edhe metodën e saktë të larjes së dhëmbëve me të dyja llojet e furcave, manuale dhe elektrike (demonstrimin e shihni në video).

Nëse keni dyshime se çfarë lloji duhet të jetë furça juaj, Gjergji Dilo sqaron: “Një furçë me qime të forta përdoret zakonisht për duhan pirësit, për të hequr nikotinën e vendosur në sipërfaqen e dhëmbëve, edhe një furçë me qime të buta është kryesisht për mishrat e dhëmbëve, nuk ka forcën të pastrojë, njerëzit duhet të përdorin furçat medium (ku fortësia e qimeve të furçës është mesatare)” sqaron stomatologu në “Rreze Dielli”.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare