E kërkoi dje Paloka, Parlamenti zgjat hetimet me tre muaj për Saimir Tahirin
Parlamenti ka votuar “pro” me 72 vota për zgjatjen e hetimeve për komisionin hetimor për dosjen Tahiri. Vendimi vjen pas kërkesës së depozituar ditën e djeshme në Kuvend nga kryetari i këtij Komisioni, Edi Paloka.
Saimir Tahiri gjatë një mbledhjeje tek Komisioni i Mandateve
Pas kërkesës së depozituar ditën e djeshme në Kuvend nga kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri, Edi Paloka, ku kërkohej zgjatja e afatit të hetimit, parlamenti ka votuar “pro” me 72 vota. 3 vota kundër, dhe 1 abstenim, ky ka qenë vendimi i parlamentit. Kështu, hetimet për Tahirin do të vazhdojnë edhe për 3 muaj. Ajo që bie në sy në këtë votim, është fakti se kërkesën e Palokës e kanë votuar edhe deputetë të mazhorancës socialiste.
Komisioni Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është ngritur në muajin mars 2018, pak javë para heqjes së mandatit. Ky komision ka kërkuar disa herë shtyrjen e afatit të hetimeve, ndërkohë që në kërkesën që Paloka i drejtoi dje Kuvendit, kërkohej që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu të japin dorëheqjen, pasi sipas PD-së, pengojnë hetimet.
“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”.-thuhej dje në kërkesën e Palokës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor 2024, 18:53
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Martin Leka: Saliu doli, alibia ra, Rama fërkon duart!
27 Nëntor 2024, 14:51
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor 2024, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 09:41
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor 2024, 12:34
-
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)
30 Tetor 2024, 09:32
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së, akuzohet për shpërdorim detyre! Jurgis Çyrbja pasi doli nga Prokuroria: Dhashë sqarime për kohën kur isha drejtues i hipotekës (VIDEO)
11 Tetor 2024, 09:54
-
Paralajmërimi i Edi Palokës: Na irritojnë njerëzit e ulur në lokale gjatë protestave! Herë tjetër mbyllni qepenat se mjafton një molotov brenda...
9 Tetor 2024, 13:44
-
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre
2 Tetor 2024, 14:58