E kërkon Conte, Chelsea gati ti shesë mbrojtësin Interit

E kërkon Conte, Chelsea gati ti shesë mbrojtësin Interit

Chelsea është i gatshëm të lëshojë Marcos Alonso-n në merkaton e janarit. Këto janë raportimet që vijnë nga Anglia, të cilat thonë se Interi ka një shans të madh për të plotësuar dëshirën e Conte-s në lidhje me mbrojtësin spanjoll.

29-vjeçari kërkohet nga Conte për të blinduar krahun e majtë, ndërsa tani sipas ‘The Telegraph’ kjo marrëveshje mund të finalizohet pasi Chelsea është në kërkim të një tjetër mbrojtësi. Edhe Lampard nuk e ka të preferuar mbrojtësin, pasi këtë vit më shumë ka qenë në stol se sa në fushë.

Në kohën e Conte-s Alosnso ishte një lojtar kyç i Chelsea ku përveç fitores së kampionatit dhe FA Cup shënoi edhe 14 gola në dy sezone. Për Chelsea-n largimi mbrojtësit do të ishte diçka pozitive edhe në aspektin e lehtësirave të pagës pasi Alonso fiton 100 mijë paund në javë.

Aktualisht futbollisti ka edhe 3 vite e gjymsë kontratë me londinezët, por Chelsea nuk dëshiron që kjo ‘martesë’ të vijojë gjatë. Për Interin tani është mundësia më e mirë për të transferuar një nga më të pëlqyerit e Conte-s.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump