Gjasat janë të mëdha që Romelu Lukaku në verë të bëhet lojtar i Interit. Futbollisti që aktivizohet me Manchester United për asnjë moment nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Itali dhe me ardhjen e Conte-s te zikaltërit duket se kjo ëndërr do të plotësohet.
Belgu në një intervistë për ‘sportmediaset’ ka folur qartë: “Është gjë e mirë që Konte shkojë tek Interi, për mua ai është trajneri më i mirë në Botë. Përsa i përket të ardhmes time, unë tashmë e kam marrë një vendim, por që nuk mund ta them publikisht në respekt të Manchester United, më të cilët kam një kontratë.”
Ndërkaq ai ka shtuar: “Jam një fans i madh i Serisë A, në të cilën gjithmonë kam dashur të luajë. Unë e dua Italinë. Agjenti dhe klubi po flasin, por unë e kam marrë vendimin tim”.