Fenerbache, skuadra në të cilën luan si sulmues shqiptari i Kosovës Vedat Muriqi, në ndeshjen e fundit është mposhtur me shifrat 3-1 nga Alianaspor. Kjo ka bërë që ndaj tij të ketë kritika pavarësisht se Muriqi ka patur një start sezoni impresionues.
Më herët për shqiptarin e Kosovës është folur se interesohen skuadra si Tottenham dhe Manchetser United, të cilat janë të gatshme të paguajnë 30-40 mln euro. Gjithsesi këto lajme janë përdorur nga sulmuesi i Alianaspor për të vënë në lojë Muqirin.
Papi Sise, autori i dy golave kundër Fenerbache, në rrjetet sociale pas ndeshjes ka shkruar: “Nëse Vedat Muriqi vlen 30-40 milionë euro, atëherë Sise vlen 100 milionë euro”.