Nëse do t'ju pyesim se cila femër e ekranit ka format trupore më të bukura, pa dyshim emri i parë që të vjen ndërmend është Luana Vjollca.
Karriera e saj ka njohur vetëm ngjitje. U prezantua si velinë, më pas moderatore së fundmi edhe këngëtare. Ajo ka nisur të marrë pjesë në shumë koncerte që organizohet në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ndërkohë nuk mungojnë edhe videoklipet. Megjithatë, nëse i keni parë me vëmendje klipet e saj, e keni vënë re se ajo ka rikthyer një trend që vite më parë e kemi urryer? Nëse jo, ua tregojmë ne. Në veshjet e Luanës mund të vëmë se rripi i reçipetave është evidentuar në çdo klip.
Prej kohësh, reçipetat janë "zhdukur" në veshjet e shumë VIP-ave, por edhe në përditshmëri, por Luana ka zgjedhur që të mos e "përqafojë" këtë trend.