Pak muaj më parë u përfol për një kalim te Vllaznia në Shkodër, por këtë të martë Shkodran Mustafi është konfirmuar në rolin e ndihmëstrajnerit te Gjermania U-17.
32-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U-17, me të cilën në vitin 2009 u shpall kampion bote. Të njëjtën gjë ai e përsëriti edhe me ekipin A të Gjermanisë, kur në vitin 2014-të ngriti Kupën e Botës. Mustafi te Gjermania U-17 do të luaj rolin e ndihmësit të parë të Mark Maister.
“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Mark Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008", thuhet në njoftimin e Federatës Gjermane të futbollit.
Një post i tillë ka kënaqur edhe vetë Mustafin, i cili shprehet tejet i lumtur për aventurën e tij të re.
“Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”, është shprehur Shkodran Mustafi, që para disa muajsh u përfol me një kalim te Vllaznia në Shkodër, duke qenë se nuk ishte me asnjë ekip në aktivitet.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
77.4%
-
Lindshmëria
18.1%
-
Vdekshmëria
4.4%
Vota total: 854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 27 qershor hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet që duhen plotësuar
27 Qershor, 08:48
-
Scholz: Duhet të rindërtojmë besimin! Jo garë me ekstremistët dhe populistët
26 Qershor, 17:29
-
Enxhi Hoxha: Euro 2024, testamenti i shqiptarëve për botën
25 Qershor, 10:56
-
Kombëtarja mbyll Europianin 2024/ Asani: Dhamë maksimumin! Ramadani: S'i shfrytëzuam shanset! Laçi: Grupi ishte i vështirë
25 Qershor, 10:30
-
Gjermani, aksidentohet eskorta e kryeministrit Viktor Orban! Një polic humb jetën, plagoset rëndë një tjetër
24 Qershor, 21:20
-
Zjarr në fabrikën e armëve në Berlin, inteligjenca sugjeron sabotim: Rusia qëndron pas saj
24 Qershor, 16:16
-
Portieri me më shumë paraqitje në Kampionatet Europianë, Manuel Neuer thyen një tjeter rekord
24 Qershor, 10:02
-
Zëvëndëskancelari gjerman Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina
24 Qershor, 08:07
-
Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë
23 Qershor, 16:31
-
Prodhuesi gjerman i armëve merr një porosi rekord prej 8.5 miliardë eurosh
22 Qershor, 13:36
-
Pragsfida me Spanjën/ Report Tv në Dortmund ku po stërvitet kombëtarja shqiptare, bashkohet dhe Rei Manaj
22 Qershor, 11:55
-
Analiza: Euro 2024, arenë e rivaliteteve ballkanike
22 Qershor, 11:48