E kryer/ Jose Mourinho akord me skuadrën e re, debuton në një miqësore kundër Romës

E kryer/ Jose Mourinho akord me skuadrën e re, debuton në një miqësore kundër Romës

Jose Mourinho

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma vetëm tre ditë më parë, pas rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni në Serie A. Tanimë kur nuk ka kaluar shumë kohë nga largimi, portugezi ka gjetur ekipin e ri.

Mediet në Arabinë Saudite njoftojnë se Al Shabab dhe agjenti i 60-vjeçarit kanë një akord verbal për të ulur në stol Mourinhon. "Asharq AL Ausat" bën me dije se prezantimi mund të bëhet ditët në vijim, pasi të konkretizohet marrëveshja mes Mout dhe drejtorit sportiv të Al Shabab, Domenico Tite.

Al Shabab aktualisht është i 11-ti në Ligën Pro Saudite dhe ka në radhët e tyre lojtarë si ish-ylli i Atletico Madrid, Yannick Carrasco dhe ish-fantazisti i Sevillas, Ever Banega.

Vitin e kaluar Mourinho tha për kanalin televiziv MBC Egypt: “Do të shkoj në Arabinë Saudite në një kohë të lirë, por jam i bindur se do të punoj atje. Nuk e di kur, por jam shumë i sigurt për këtë. Dyert janë gjithmonë të hapura për mua në Arabinë Saudite. Unë dua të ndjej zhvillimin atje”.

Nëse gjithçka zyrtarizohet shpejt, Mourinho do debutonte në stol kundër Romës, me Al Shabab që ka siguruar një test miqësor me klubin e Serie A më 24 janar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja