Roma shkarkon Jose Mourinhon, ankesat dhe rezultatet e dobëta 'mbushin kupën' për trajnerin portugez

Roma shkarkon Jose Mourinhon, ankesat dhe rezultatet e dobëta 'mbushin kupën' për trajnerin portugez

Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës. Klubi italian ka informuar këtë të martë se ka ndërprerë kontratën me portugezin për rezultate të dobëta. Vendimtare ishte humbja që verdhekuqtë morën të dielën kundër Milanit, ndërsa prej kohësh përflitej për largimin. Drejtuesit e Romës shpeshherë ishin mërzitur me ankesat e Mourinho-s, ndërsa tani duhet të mendojnë për pasardhësin e portugezit.

Jose Mourinho mori drejtimin e Romës në verën e 2021, ndërsa fitoi trofeun e Conference League në Tiranë. Ky ishte edhe trofeu i vetëm Europian për klubin italian.

“Ne do të donim të falënderonim José në emër të të gjithë ne në AS Roma për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja e tij në klub”,  thanë Dan dhe Ryan Friedkin.

“Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit. “Ne i urojmë Jose dhe ndihmësve të tij gjithë të mirat në përpjekjet e tyre të ardhshme,”-shkruan Roma në njoftimin e saj.

Jose Mourinho ishte trajner i Romës prej majit 2021.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
VIDEO/ Mourinho në lot pas shkarkimit nga Roma, tifozët këndojnë emrin e tij në kor: Tirana do jetë përgjithmonë


Edhe Jose Mourinho qan. Pas më shumë se dy vitesh, portugezi nuk është më trajneri i Romës. Klubi i Serie A ka shkarkuar trajnerin, që duhet thënë se për romanët ishte një luks në stol. Presidenti Dan Friedkin udhëtoi nga SHBA drejt Romës për t'i komunikuar vendimin trajnerit. Edhe për lojtarët ky ishte një vendim disi surprizë, që u mësua stërvitjen e sotme. Si Mourinho dhe ndihmësi Salvatore Foti janë parë në lot gjatë përshëndetjes me tifozët, me këta të fundit që kanë kënduar në kor emrin e Mout. "Tirana do jetë përgjithmonë", thonë tifozët duke iu referuar trofeut që Roma fitoi në kryeqytetin tonë në finalen e Conference League kundër Feyenoord.

S.G/S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat