Tendenca e fundvitit në pasarelat e modës është e kuqja. Modelet e vip-at kanë pozuar me veshje të kuqe me prerje ekstravagante, nga fustanet klasike e deri tek e kuqja lëkurë.
Ngjyra e kuqe vjen këtë vit e lakuar në shumë nuanca, që nga e kuqja e thellë e deri tek ajo e sfumuar apo në harmoni me ngjyra të përafërta si roza apo portokallia.

E kuqja është gjithashtu një ngjyrë që thyhet bukur edhe me të zezën siç shihet në kombinimet në foto. Jo vetëm yjet, por të gjithë njerëzit kanë tendencë të vishen me ngjyra të ndezura në festat e fundvitit duke u përfshirë nga atmosfera.
Shqiptarët veçanërisht kanë një lidhje shpirtërore me të kuqen, si simbol kombëtar dhe nuk mungojnë ngjyrat që nga zbukurimi i shtëpive e deri tek veshjet e tyre. E kuqja jo më kot përzgjidhet në raste festive si një ngjyrë që përcjell dashuri, gëzim e shpresë.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/Pasarelat e modës i pushton e kuqja