Seit Hysa është babai i katër fëmijëve. Me Teutën bashkëshorten e tij nuk i kishte marrëdhëniet e mira që prej fillimit për shkak edhe diferencës së madhe në moshë. Ku ata u martuan Seiti ishte 40 vjec dhe Teuta 23 vjece. Debatet mes tyre ishin të vazhdueshme edhe pse në jetë erdhën 3 djem dhe një vajzë. Për shkak të kushteve ekonomike Seiti vendosi të emigrojë në Greqi në vitin 1991 në rrugë ilegale. Ai punoi në Veria dhe në Kallamata. Me largimin e tij në emigracion familja thuajse shkëputi kontaktet me të.
Ai punonte në Greqi pothuajse gjithë vitin dhe kthehej në Shqipëri përsëri për të qëndruar për pak kohë. Vajtje ardhjet e tij në tokën e helene ishin të shpeshta. Në vitin 1995 mundet të pajiset me dokumenta nga shteti Grek deri në vitin 1998. Fëmijët rriteshin dhe Seiti nuk ishte prezent në familje. Elisabeta vajza e vogël thuajse nuk e njihte fare të atin.
Familja nga Berati, jetonin në Tiranë mes sakrificave, ndërsa të ardhurat e Seitit nga emigracioni i mbante shoku i tij i ngushtë Fatosi. Ai thuajse e kishte braktisur familjen e tij. Me kthimin e fundit të Seitit nga emigracioni dhe pasi shkëput përfundimisht marrëdhëniet me familjen e tij, Seiti vendos të jetojë përfundimisht në Berat, në vendlindjen e tij sa në një shtëpi në një tjetër tek vëllezërit dhe motrat. Pas kthimit përfundimisht në atdhe bashkëshortja e tij u largua bashkë me fëmijët për të jetuar në familjen e saj në Mamurras. Seiti nuk e përjetoi mirë këtë largim dhe këtu nisën problemet e para me shëndetin mendor.
Kur vëllai i tij Nikolini erdhi në Tiranë, gjithashtu në Tiranë kishte ardhur edhe Teuta me fëmijët, vëllai takohej më shpesh me vëllanë. Seiti ikte e vinte në familjen e tij por pa u stabilizuar me banim. Në vitin 2009 pëson një aksident pasi bie nga kati i dytë i banesës dhe pas kësaj ai pati probleme edhe me serioze me shëndetin mendor, ndërsa kurohej edhe në spitalin neurokirurgjik.
Njeriu që deri dje ishte i njohur në Berat, këngëtari i grupit të Lapardhasë tashmë kishte mbetur i vetëm. 26-maji i vitit 2011 ishte e fundit ditë që Nikolini nuk e pa më Seitin. Nuk e takoi më për të konsumuar kafen e mëngjesit. Nikolini bën denoncimin në polici në Tiranë e Berat. Që nga ai moment nuk ka asnjë gjurmë të 69 vjecarit, 9 vite i humbur…