E lindi pas hekurave të burgut, gjen vajzën pas 40 vitesh/ 'Pa Gjurmë' realizon takimin emocionues mes nënës dhe të bijës (VIDEO)

Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena.  Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot.

Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit. 

Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj.

Stafi i "Pa Gjurmë" nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me  emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet.

Dashuri Begaj-  O Zot, ju jeni Migena ime?

Migena - Të lutem, mos u ul në gjunjë, më lër të të përqafoj!

Dashuri Begaj- Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta !

Migena- Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza.

Dashuri Begaj- Juve zonjë, uroj të merrni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di çfare të them….po më rreh zemra fort!

Nëna birësuese e vajzës: Unë jam e lumtur që më në fund vajza ime takoi nënën biologjike. Ndiej dhembje, por koha do më shërojë plagët.Ky takim vazhdoi edhe pas programit, ku të dyja palët vazhduan biseda të gjata së bashku dhe padyshim shkëmbyen numrat e telefonit, për të mos e humbur më kurrë njëra-tjetrën.

Momenti i takimit

 

Më 2 korrik, "Pa Gjurmë" realizoi një lidhje telefonike mes Dashurie Begajt dhe një vajze që mendohej se ishte bija e saj, pasi përputhej data e lindjes dhe ngjashmëria fizike.

VIDEO/ Emisioni i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë