TIRANE-Paditet Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Tre jave pas marrjes se detyrës, ajo përballet me padinë nga prokurorja Rovena Gashi. Prokuroja në detyra Gashi ka bërë një padi në Gjykatën Administrative ku kërkon rikthimin në detyrë, ndërsa shton se shkarkimi i saj është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit të Rakipit dhe Rehovicës.
Rovena Gashi kërkon pezullimin e vendimit dhe shpalljen si të pavlefshëm. “Vendimi për lirimin tim është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Larte të Prokurorisë. Lirimi nga detyra është bërë pas kërkesës për ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovices” thuhet në padinë e Gashit që është depozituar në Gjykatën Administrative.
Ish- drejtuesja e njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi pas ardhjes në krye të prokurorisë së Përgjithshme të Arta Markut është zëvendësuar nga Arqile Koce, ndërsa tashmë pritet qëndrimi i prokurorisë dhe vendimi i gjykatës Administrative për padinë. Vendimi për padinë e Rovena Gashit ndaj kryeprokurores pritet që të merret nga Gjykata Administrative në Tiranë javën që vjen.
/Shqiptarja.com

Shkarkimi i Rovena Gashit, që ishte krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla u bë nga kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku menjëherë pas marrjes së detyrës, në fund të vitit në 29 dhjetor.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO