E majta merr bastionin e djathtë
LSI e para në Malësi, PD e 3-ta

E majta merr bastionin e djathtë<br />LSI e para në Malësi, PD e 3-ta
Lëvizja Socialiste për Integrim del forcë e parë politike edhe në Malësinë e Madhe, bashkia e fundit në të cilën vijonte ende numërimi i votave për këshillat bashkiak, nga 61 bashki në total.
 
Ky proces u përmbyll këtë pasdite në Tiranë, ku u zhvendos numërimi i 20 kutive të fundit pas incidenteve të krijuara në qendrat e numërimit në këtë bashki të qarkut të Shkodrës.
 
Nga numërimi i kutive në qendrën e ngritur në shkollën “1 Maji” LSI-ja u vulos si forcë e parë politike me rreth 300 vota më shumë se Partia Socialiste, ndërsa forcë e tretë radhitet PD-ja me rreth 2200 vota.

Përfundimi i këtij procesi vetëm sa ka rikonfirmuar avantazhin që Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Ilir Meta po mbante edhe gjatë numërimit para zhvendosjes në Tiranë.

Ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili në një mbledhje urgjente pas mesnatës të së shtunës, vendosi të sjellë kutitë në kryeqytet ku ngriti njëherësh grupe numërimi me staf nga ky institucion, për të shmangur kështu konfliktë të tjera të mundshme me ngjyrime politike, siç ndodhi mes vëzhguesve e numëruesve të kaheve të ndryshme politike në Malësi të Madhe. Po ashtu KQZ­-ja vendosi edhe vëzhgues, ndërkohë që forcave politike iu  la nga 1 vëzhgues për çdo koalicion, ASHE dhe APPD dhe një për partitë jashtë koalicionit, ndërsa drejtues të KQZ-së kanë qenë përgjatë gjithë kohës në monitorim të procesit.

Numërimi për Malësinë e Madhe u zhvendos në Tiranë pas konfliktit verbal mes numëruesit të Partisë Demokratike Ermir Hasaj dhe policisë brenda qendrës së numërimit. Hasaj ra në prangat e policisë pas ndërprerjes së numërimit të fletëve të fundit të votave.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës