E martuan pa dëshirë, përlotet live malësorja: Në takimin e parë i kërkova vetëm të më bënte nënë, sot më la me binjakët në rrugë

E la tek dera e prindërve me dy fëmijë të mitur. Ish- vjehrri i komunikon familjes së nuses mos të kthehet më, pasi djali i tij nuk e dashuronte. Kjo është drama e Fullënxa Hidaj nga malësia e Krujës, 40-vjecarja që u braktis pas tre viteve bashkëjetesë. Këtë pasdite në Pa Gjurmë, ajo rrëfeu jetën e saj dhe sfidat që po kalon.

“Unë nuk e njihja  fillimisht Enverin, që me pas u bë babai i fëmije të mi. Vëllai i im e takoi për herë të parë dhe më tha ai do të jetë burri jot. Unë as fytyrën nuk ia kisha parë. Kur familja ma prezantoi, unë i kërkova vetëm të më bënte nënë asgjë më shumë.”- u shpreh Fullënxha.

Pyetjes së moderatores se programit, se pse pranoi të martohej pa e njohur mirë, 40 vjecarja iu përgjigj: “Tradita në malësinë ku jam rritur unë kështu është. Familja vendos për fatin e vajzës. Mua nuk me lejohej gjatë fejesës as të flisja në telefon. Vetëm kur shkova nuse në familjen Myrtaj, kuptova realitetin. Pas tre vitesh, personin që doja më braktisi, jo vetëm mua por dhe dy fëmijët”- rrëfeu nëna e binjakëve.

Fullënxha tregoi edhe momentin se si familja e burrit e largoi nga shtëpia. Ata e dërguan me binjakët tek babai dhe i thanë të mos kthehej më, pasi gjithçka kishte përfunduar. Fatkeqësisht këtë komunikim nuk ia bëri babai i fëmijëve, por ish-vjehrri i saj. Nga ajo ditë, kanë kaluar afërsisht 1 vit dhe as një komunikim mes ish-dy bashkëshortëve.

“Ai na braktisi të treve,nuk jam përballur deri tani dhe nuk e di çfarë do të bej nëse me shfaqet një ditë në rrugë . Enveri ishte i pari dhe i fundit mashkull në jetën time, tani i lutem Zotit  të më japi fuqi të rrisë fëmijët”- e mbyll rrëfimin 40 vjecarja me lot në sy.

Sot, kjo nënë jeton me qira në zonën e Fushë Krujës mes varfërisë dhe paragjykimeve të zonës. Të vetmit që e mbështesin është familja e saj. Të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për rritjen e binjakëve  2 vjeçar, pasi babai nuk paguan as një detyrim pas ndarjes me ata.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri