Vetëm një vit më parë një modele britanike përjetoi tmerrin e jetës në Itali në qytetin e Torinos teksa u rrëmbye nga njerëz të panjohur. Ata e kishin droguar dhe mbajtur të lidhur me zinxhrë në një shtëpi të vjetër për 6 ditë. Lukasz Herba është rrëmbyesi i cili kishte imituar një histori Holliwoodi. Konkretisht filmi “By Any Means” tregon ngjarjen e Mimi Wyatt (që luhet nga Brooke Burfitt), një yll jo shumë i njohur që rrëmbehet pas një performance në një klub nate.
Chloe i ishte përgjigjur një ftese për një fotoshoting mode në Milano, i cili ishte totalisht një kurth për ta rrëmbyer dhe më pas për ta çuar në shtëpinë në Torino. Në një intervistë për mediat e huaja ajo u shpreh se njerëzit si fillim nuk e kanë besuar, pasi ajo nuk kishte qarë.
"Duhej ta bëja rrëmbyesin të bintë në dashuri me mua. Sa më shumë që filluam të flisnim, aq më shumë lidhja formohej dhe sapo kuptova se ai po fillonte të më pëlqente, e kuptova se duhej ta përdorja këtë në avantazhin tim,"- tha ajo për 'The Guardian'. Herba, i cili është nga Polonia, është dënuar me 16 vjet burg të hënën, pasi është shpallur fajtor në një gjykatë italiane.
(Shtëpia ku u mbajt modelja)
anglezet bien ne dashuri me 3 birra edhe komer t lart i ka
Përgjigju