Dibra e shpalli 'Qytetar Nderi', Rama refuzon titullin: E di që menduat për mirë, por....

Dibra e shpalli 'Qytetar Nderi', Rama refuzon titullin: E di që menduat për mirë, por....

Këshilli Bashkiak i Dibrës ka shpallur 'Qytetar Nderi' kryeministrin Edi Rama me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Propozimi është bërë anëtari i pavarur i këshillit bashkiak Astrit Ademi, biznesmen në Dibër, ndërsa është mbështetur nga anëtarët socialistë që kanë shumicën në bashkinë e drejtuar nga Muharrem Rama i zgjedhur nga PS-ja.

Por kreu i qeverisë e ka refuzuar titullin. Ai falenderon Këshillin Bashkiak për vlerësimin, por thotë se ka qenë gjithmonë kundër titujve.

"Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber" thotë zyra e shtypit të Kryeministrit.

Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit nisën në qershor të vitit kaluar, e cila do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta dhe të Bulqizës në më pak se 40 minuta. Kryeministri gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve vitin e kaluar tha se rruga do të mbarojë brenda këtij mandati qeverisës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 01/05/2019 10:23

    Dibranet jane me servilet ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ana: 30/04/2019 16:29

    Ça qytetar nderi thone keta. Peshkopia eshte bere si Kandahari, ku te vjen zor te ecesh ne rruge apo neper lagje. Mungese totale investimi ne infrastrukture. Njerez te shperfytyruar nga skamja, qe pijne raki e birra qe ne mengjes. Djem te rinj qe vijne gjjthe diten verdalle si parazite neper bulevard (si te burgosurit qe kane orarin e ajrimit). Ne fakt dhe Kandahari do ta kishte zili Dibren ne kete gjendje qe eshte. Hajdeni njehere o njerez ne Peshkopi dhe do tmerroheni nga çfare do shikoni...

    Përgjigju
  • redu: 30/04/2019 16:22

    Veprim i drejte i Rames pasi detyre po ben per rrugen e Arberit dhe kete bravo i qifte se e mbajti fjalen qe i dha popullit te Dibres .Kemi dhe tituj te tjete ne ekonomi si King of PPP qe veprat i dorezohen publikut nga privati kur te nxjerri 30 fishin e fitimit dhe kur ti dalin themelet vepres

    Përgjigju
  • taku lemes: 30/04/2019 14:57

    ju maheni dhe per burra te mencem apo kan qene ato te hershmit se ju te rinjt jepi rrota ari krejt, po ca ju boni ai 7 vjet ne qeveri qe e respektoni kaq shune??

    Përgjigju
  • tironci: 30/04/2019 14:47

    bravo dibranve sju pordhi hic , ju me buk ai me gure, po rrugen me leket e veta po e bo ai qe ja dini kaq shume eee? e ka per detyre ta boj se ka 7 vjet ne qeverie ska bo i km rruge idioti

    Përgjigju
  • Daja: 30/04/2019 13:44

    Bravo per Dibren vendim i duhur dhe i merituar per Z.Edi Rama,lereni ne marrezine e saj Mona dibranen se ka ik per lesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh