Vllaznia është duke përgatitur ndeshjen kundër Linfield në Conference League. Shkodranët e Migen Memellit nuk kanë mbetur pas as në merkato, teksa në stërvitje së fundmi është bashkuar edhe Dritmir Beci.
Mbrojtësi 27-vjeçar sezonin e shkuar e mbylli me Skënderbeun në Kategorinë e Parë, teksa për të ky është një rikthim në ekipin e vendlindjes. Shtatëlarti duket se do marrë "pëlqimin" e Memellit dhe do jetë afrimi i ri i kuqebluve.
I dalë nga Vllaznia, Beci ka luajtur edhe për Tërbunin, Tomorin, Burrelin, Erzenin dhe Skënderbeun, teksa në dy periudha ka qenë pjesë edhe e ekipit të parë shkodran.