E mbylli sezonin me Luftëtarin, mesfushori 22-vjeçar hedh hapin e rëndësishëm në karrierë

E mbylli sezonin me Luftëtarin, mesfushori 22-vjeçar hedh hapin e rëndësishëm në karrierë

Donaldo Açka, futbollisti që sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit, ka arritur të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

22-vjeçari shqiptar, që luan si mesfushor shkatërrues dhe që ka edhe pasaportën greke, ka mundur që gjatë merkatos së verës të trasferohet në kampionatin rumun. Konkretisht te skuadra e Politehnica Iași, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 12.

Zyrtarizimin e këtij transferimi e bëri edhe klubi rumun dje, që saktësoi se Açka do të vendoset menjëherë në dispozicion për ndeshjen që ata kan sot, të parën në kampionat.

Përpara se të vinte te Luftëtari Açka ka luajtur për disa skuadra në Greqi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë