'E meritova Topin e Artë', Rodri: Vetëm Haaland i afrohet nivelit të Messit dhe Ronaldos

'E meritova Topin e Artë', Rodri: Vetëm Haaland i afrohet nivelit të Messit dhe Ronaldos

Rodri dhe Haaland

Rodri, spanjolli i Manchester Cityt fitoi "Topin e Artë" për vitin 2024. Në një bisedë të fundit për "Radio Cope", ai tha se e meritoi trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët.

Rodri ka folur për bashkëlojtarin e tij në Man City, Erling Haaland, duke thënë se ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon.

"Lojtari më vendimtar në botë për sa i përket numrave është Erling Haaland. Ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Haaland  është gjithashtu shumë i ri dhe do të jetë duke dominuar futbollin për shumë vite”, deklaroi fituesi i Topit të Artë.

Më pas ai tha se e meritoi trofeun individual.

“Fitova për qëndrueshmërinë që kam patur dhe në futboll kjo është e vështirë. Lojtari më kostant kam qenë unë, ndoshta jo duke qenë në majë, por me vijueshmëri. Nuk e kisha menduar të përsërisja një sezon si ai i kaluari", vijoi Rodri.

Suksesi i Rodri la pas Vinicius Jr i konsideruar si favoriti kryesor deri pak orë para ceromonisë së 28 tetorit në Paris. Por futbollisti spanjoll ka një tjetër renditje në mendje.

“Unë do të kisha zgjedhur Carvajal të dytin dhe Vinicius të tretin”, tha ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën