Prej gati një muaj temperaturat e larta kanë prekur vendin tonë dhe ato duket se nuk kanë ndërmend të largohen dhe për disa ditë të tjera.
 
Sipas sinoptikanëve, gjatë së mërkurës dhe së enjtes vendi ynë do të përballet me temperature mbi 40 gradë, ndërsa vetëm në fundjavë pritet që temperaturat të ulen ndjeshëm me disa gradë.
 
I nxehti afrikan që tashmë është pagëzuar si “luçiferi”, ka prekur Shqipërinë dhe shumë vende të Evropës duke krijuar kushte të përshtatshme për përhapjen e zjarreve masive.
 
Shqipëria është ndeshur gjatë muajit të fundit me shumë vatra zjarri që kanë shkrumbuar hektarë të tërë më pyje.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com