ITALI - Efektivët e policisë italiane në Napoli kanë shpëtuar një të mitur shqiptare nga shfrytëzimi për prostitucion. Mediat italaine shkruajnë se e mitura shqiptare ishte mashtruar nga disa persona të cilët e kishin marrë nga Shqipëri në Itali me premtimin për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht e mitura është përballur me një realitet të hidhur.
Aurora (identitet jo i vërtetë), tashmë është kthyer pranë familjes së saj. Aurora përshkruhet nga mediat italiane se ishte një vajzë shumë e dobët në shëndet, pa dokumente dhe e paaftë për të folur italisht. Ndërsa familjarët e saj e kishin shpallur të zhdukur vajzën e tyre të mitur pasi kishte humbur çdo kontakt me ta nga momenti kur kishte lënë banesë.
Trafikimi
Mediat italiane theksojnë se e mitura shqiptare kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria, e tërhequr nga premtimet e një bande të shfrytëzuesve të cilët kishin mashtruar familjen e saj me premtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ashtu si shumë vajza të tjera (për fat të keq) edhe të mitura, e reja kishte rënë në grackën e shfrytëzuesve. Aurora, gjatë-gjithë kohës ishte droguar dhe kequshqyer, si dhe e detyruar nga rrëmbyesit për të dorëzuar të gjitha paratë që ajo bënte gjatë “punës”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com