Suela dhe Eduardi janë dy nga 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët po shërbejnë në Breshia në luftën kundër koronavirusit. Ata sot kanë marrë mirënjohjen e një pacienti italian i cili është shëruar nga ky virus që deri më tani ka marrë jetën e mbi 108 mijë personave në botë.
Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pacienti italian dëgjohet teksa falenderon me lot në sy mjekët shqiptar.
Postimi i Ogerta Manastirliut
Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve
Krenare per ju vellezer.
Përgjigju