TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të ngarkurën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka ndarë detaje nga biseda mes kreut të qeverisë dhe Nancy VanHorn.
VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si dy partnerë strategjikë. VanHorn po ashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, duke theksuar se ka rol kryesor në avancimin e paqes dhe prosperitetit.
“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, njofton ambasada.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë detyrën më 5 gusht. Diplomatja amerikane zëvendëson në këtë detyrë David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama takim me Nancy VanHorn
-
Me gjithe ato euro te vjedhura edhe nuk blen nje kostum, nje hekur per te hekurosur, ose te lahet? Apo do bej edhe ky si Meta, sikur i kane fluturuar pellumbat, se po ju ngushtohet laku? Shtrire ne karrige se nuk i intereson se c’fare po i thuhet, nderkohe qe tregon superioritet. Te hypte vetja ne qejf thote Shkodra kur te mallkon
Përgjigju -
Paske fjetur jashtë noku. Gjithë natën me kuajt e Bilçes? Apo duke vjedhur shalqi në Remanicë? Ose mëna në Palikësht?
Përgjigju-
Qani hallin e kaloresit pse i vareshin kembet. Edi eshte kryeministri qe di te vlersoje kokat qe pret , sipas kokes i ve dhe festen ,mos u merakosni si eshte veshur por kuptoni thelbin e takimit .Po cfar te presesh nga persona te pa shkolluar qe u duket vetja te ditur. O kasolle ku na mblodhe .
-
....për qershi n'Drobonik
-
Hahaha, te mori e mira te mori!
-











Komente
Komento