Tirane- E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn shprehu përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian dhe për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.
Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn shpreh interesin për të zbuluar dhe mësuar më shumë për Shqipërinë.
“Nga viti 2007 kur ju bashkova Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi”, u shpreh ajo.
VanHorn u shpreh e emocionuar që ndodhet në Shqipëri dhe që do të punojë për qëllimet e përbashkëta "për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike. jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, u shpreh VanHorn.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë detyrën më 5 gusht dhe takimi i saj i parë ishte me Presidentin Bajram Begaj. Diplomatja amerikane zëvendëson në këtë detyrë David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.
S.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.1%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
46.9%
Vota total: 9324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradita e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin e tij
30 Korrik, 11:31
-
Ministri Balla takon të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA: Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP e DEA
26 Korrik, 16:03
-
Mashtrimi me bursat e studimit në SHBA, arrestohet 20-vjeçari, ‘koka’ e skemës! Prodhonte dokumente me vulat e ambasadës amerikane (EMRI)
23 Korrik, 10:11
-
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme
22 Korrik, 20:06
-
Ambasada e SHBA-së pritje për ditën e Pavarësisë, David Wisner: Duhet përkushtim të qëndrueshëm ndaj drejtësisë sociale
28 Qershor, 09:39
-
“Luftë korrupsionit dhe barazi para ligjit”! 2 shtyllat e paprekshme të SHBA-BE nëse Shqipëria do integrimin
24 Qershor, 16:19
-
Zyrtari i DASH kundër korrupsionit në Tiranë takon Dumanin e prokurorët e SPAK, sheh malin me dosje! Nephew: Fund pandëshkueshmërisë
20 Qershor, 18:22
-
Ambasada amerikane: Deklarata ‘gjithëserbe’, sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
11 Qershor, 08:09
-
I ngarkuari me punë i SHBA-së: Stabiliteti dhe lufta kundër korrupsionit, kushtet për tërheqjen e investitorëve amerikanë
4 Qershor, 17:22
-
I Ngarkuari me punë i SHBA-së, Wisner: Vetingu i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët
20 Maj, 12:50
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata
18 Prill, 18:30
Mire se erdhe e suksese e nderuar Zonje!
Përgjigju