Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar. Ngjarja është shënuar në Fushë-Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin L. J. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip Posh-Kajan, i cili i mori jetën këmbësorit. Mësohet se është arrestuar shtetasin Drilon Ymeri, 26 vjeç, banues në Lezhë.
/Shqiptarja.com
Uniformat blu raportojnë se më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë - Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin
290/3 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com






