E pabesueshme, David Guetta
në bashkëpunim me Ronaldinhon

E pabesueshme, David Guetta<br />në bashkëpunim me Ronaldinhon
DJ i francez, David Guetta dhe ylli i futbollit brazilian Ronaldinho kanë një projekt bashkëpunimi muzikor. Ky lajm është bërë i ditur nga futbollisti për “O Dia”, e përditshme popullore në Rio. Futbollisti Ronaldinho është shprehur edhe, se nuk do të heq dorë nga karriera si futbollist.

“Ekziston një projekt bashkëpunimi që dëshirojmë të realizojmë shumë shpejt”, ka thënë për “O Dia”, Ronaldinho, kampioni i botës në futboll në vitin 2002. “Por për momentin ende nuk është e konfirmuar asgjë.

Ne jemi u takuar në Las Vegas dhe ishte shumë e këndëshme të takoje këtë fenomen të muzikës elektronike. Ne jemi njohur që në vitin 2002 në Paris”,-ka vazhduar edhe më tej ylli i futbollit brazilian.

Nëse kjo ndodh lojtari 36 vjeç, nuk do e shikojmë vetëm si futbollist, por edhe si muzikanat.

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?