Shpesh mahnitemi nga performancat rrëzëllitëse të yjeve të Hollivudit, stili i vecantë apo shkëlqimit gati gati irreal dhe largojmë vëmendjen nga ‘ana e errët’ e tyre. Shteti i Kalifornisë po kalon krizën më të madhe të thatësirës dhe vetë qeveria i ka bërë thirrje banorëve të reduktojnë përdorimin e ujit me 20 %.
Ndërkohë që njerëzit e thjeshtë që banojnë në atë rajon kanë boshatisur pishinat, lahen më pak dhe nuk i ujisin lulet, të pasurit dhe të famshmit, duket se kanë marrë një shtysë më të madhe për egon e tyre, që përsëri të ndahen nga turma.
Yje si Kim Kardashian dhe Kanye West, Jessica Simpson, pronari i PlayBoy Hugh Hefner, Julia Roberts e shumë e shumë të tjerë, kujdesen që shtëpitë e tyre miliona dollarëshe të jenë të gjelbra dhe të freskëta gjatë gjithë kohës.
Gjoba për harxhimin e ujit është vetëm 100 dollarë, prandaj rezidentët e pasur nuk shqetësohen aspak. Fqinjët e Kim Kardashian ishin shprehur se kur kalonin pranë shtëpisë së saj, mund të ndjenin freskinë dhe aromën e barit të gjelbër, që kishte kohë që nuk dukej në shtëpitë e tyre, tashmë të zhytura në thatësirë si pjesa më e madhe e shtetit kalifornian.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com