E padivorcuar nga martesa e parë nis marrëdhënie të re. Vjehrra: I thashë bëj divorcin, pastaj merr djalin tim

Vjehrra i vuri një kusht ish-nuses. Kjo e fundit duhej të përfundonte divorcin nga martesa e saj e parë, në të kundërtën nuk mund të jetonte në atë shtëpi.

Kam ardhur të kërkoj nipin tim. Djali im nuk bëri kurrë celebrim, pasi Silvana kishte patur një martesë tjetër. Ne e dinim këtë histori, pasi na tha vetë, se ish-burri i kishte bërë aksident. I martuam me mblesëri, nusja kishte probleme, ajo na pati thënë se nëse mbetej shtatzënë do të vriste vehten, por edhe unë djalin me probleme e kisha. I ndihmoja shumë. Në shtëpinë tonë Silvana ka qëndruar 7 muaj. Silvana u largua pasi i vendosën kushtin për t’u divorcuar. Ajo nuk e bënte dot divorcin, sepse nuk kishte para dhe ndaj nuk u kthye më në shtëpi. Më pas mësuam se kishte mbetur shtatzënë, kur ajo ishte larguar.

E penduar për sjelljet ndaj ish-nuses, e cila iku shtatzënë nga shtëpia, Beje i kërkon ribashkim me djalin e saj.

Jam e gatshme ta marr sërish Silvanën nuse. Të dy janë të paaftë për të rritur fëmijë. Burri im nuk donte të martoheshin. Por mua më vinte keq për djalin. Nipi nuk shkon askund pa nënën e tij. Do t’i jem unë krah. Familjes së Silvanës i them që t’i ribashkojmë për hir të nipit. T’i bëjmë nje copë shtëpi, se nuk kemi mundësi tjetër.

Në këto katër vite ka tentuar disa herë ta takojë nipin. Për 61-vjeçaren pengesë është bërë gjithnjë babai i Silvanës, i cili nuk lejon që ata të hyjnë brenda.

Silvana nuk don të ndahet, ajo e don ende djalin tim. Kam shkuar të takoj nipin dhe nuk më kanë lejuar prindërit e saj. Arjeli ngjan shumë me të atin. Në katër vite 4 herë e kemi takuar gjithsej edhe kur shkojmë në Gramsh tek gjyshërit e tij ata nuk na pranojnë.

Beje Ysollari është bërë gjyshe 12 herë, por për nipin 4-vjecar ka një dhembje në zemër.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën