Në futbollin britanik janë regjistruar skena të pazakonta ditën e sotme. Manchester City fitoi përballë Chelsea finalen e trofeut “Carabao Cup” me penallti, pasi koha e rregullat përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Por në fund kur po mbaronte shtesa, Sarri bën gati zëvendësimin e portierit spanjoll me Kabajeron vetëm për penalltitë, por Kepa nuk iu bind urdhrit të trajnerit për të lënë fushën duke e refuzuar hapur.
Skena shkaktoi një reagim të ashpër të trajnerit italian dhe të zv/ trajnerit, por Kepa nuk u largua duke qëndruar pavarësisht presionit dhe thirrjeve për të dalë nga fusha. Në fund, ai arriti që të priste një penallti, por nuk e ndihmoi dot Chelsea-n për të fituar, pasi lojtarët e City-t u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke shënuar 4 herë përballë 3 të bluve të Londrës.