E papritur, divorcohen super
çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt

E papritur, divorcohen super<br />çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Ky lajm është i papritur për të gjithë adhuruesit e çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Ata do të divorcohen pasi Jolie ka dorëzuar letrat për divorc nga ylli Pitt.

Sipas një raportimi të “TMZ”-së, aktorja ka dorëzuar kërkesën për ndarje në gjykatë gjatë së hënës, duke cituar dallimet e papajtueshme si shkak të divorcit mes tyre, madje kërkon edhe kujdestarinë fizike ndaj 6 fëmijëve të tyre. Ata u martuan në  gusht të vitit 2004 dhe kanë së bashku 6 fëmijë.

Dyshja e aktorëve nuk janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, teksa u shfaqen vetëm në nëntor të 2015-s bashkë në një event që promovonte filmin “By the Sea”. Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e “Sherlock”, Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.

Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois