Venezia në Serie A ka në plane të afrojë Indrit Tucin, sulmuesin e Kombëtares që është pjesë e Spartës së Pragës.
Diçka të tillë e konfirmon eksperti i merkatos në Itali, Nicolo Schira. Veç Venezias, mediet çeke bëjnë me dije se për shërbimet e Tucit ka interes edhe nga Slovan Bratislava.
Sulmuesi 24-vjeçar kaloi në Pragë një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit dhe këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola në kampionat. Veç saj, Tuci ia doli të siguronte edhe Kombëtaren ku u aktivizua në katër takime.

#Venezia have shown interest in #SpartaPraha’s striker Indrit #Tuci (born in 2000). #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 31, 2025
Komente

