E papritur te kampionët e Partizanit, Elton Marini largohet nga klubi?

E papritur te kampionët e Partizanit, Elton Marini largohet nga klubi?

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi dhe Elton Marini

Elton Marini duket se nuk do jetë më drejtori sportiv i Partizanit. Sipas Panorama Sport, mësohet se fieraku nuk ka rënë dakord me kushtet e ofruara për rinovimin dhe pas shpalljes kampion me të kuqtë largohet nga posti.

Fillimi i sezonit që lamë pas e gjeti Marinin në krye të merkatos te "Demat", me këtë të fundit që afroi edhe trajnerin Giovanni Colella. Nuk dihet ende nëse edhe italiani i stolit do largohet nga Partizani, duke qenë se ishte prurje e Marinit.

Kujtojmë se Partizani u shpall kampion sezonin që lamë pas në Superligë, me këtë lëvizje që vjen si "rrufe në qiell të hapur". Lëvizja më e bujshme që Marini bëri në dalje gjatë merkatos së janarit ishte shitja e Xhuliano Skukës për 1.4 milionë euro te Metz në Francë. Ende nuk ka diçka zyrtare për largimin e Marinit nga Partizani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra