Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë që u zhvillua në Elbasan në tetor të vitit kaluar kishte një pritshmëri shumë të madhe, por nuk mendoj aq sa të bëhej argument për të shtyrë një vendim gjykate.
 
Një vendim i tillë është dhënë nga Gjykata e Elbasanit me gjyqtar Bujar Musta një vit më parë.
 
Gjyqtari Musta në datën 09/10/2015, sapo ka çelur seancën gjyqësore me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit, e ka mbyllur atë. Seanca ka zgjatur vetëm 10 minuta.
 
Gjyqtari Bujar Musta ka shtyrë seancën gjyqësore me arsyetimin se do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.
 
“Me qenë se sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokuara, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe të caktojë seancën e re me dt 06/11/2015, ora 10:00”, shprehet gjyqtari Bujar Musta në seancën gjyqësore të datës 8 tetor 2015.
 
Kjo ishte një nga seancat gjyqësore të procesit gjyqësor që ka hapur pasardhësi i Aqif Pashë Elbasanit, Eqerem Risilia me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave./ Top Channel
Bujar Musta
Vendimi i gjyqtarit Musta

d.b/shqiptarja.com