Erzeni dhe Teuta për herë të parë pas 19 vitesh do përballen në Superligë këtë të shtunë në ‘Niko Dovana’. Edhe pse është udhëtuese Teuta e luan këtë ndeshje në shtëpinë e saj, pasi Erzeni i ngjitur nga Kategoria e Parë, nuk ka një stadium që përmbush kriteret.

Kjo ndeshje do ketë edhe një detaj shumë të veçantë. Fillimisht tifozët e Erzenit kanë njoftuar se do jenë të shumtë, por jo në grumbullim ultras në nder të tifozëve miq nga Teuta. Nuk ka vonuar shumë dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët e ekipit durrsak.

Pra si shijakasit ashtu edhe durrsakët do jenë në të njëjtat tribuna për të ndjekur ndeshjen, diçka e pazakontë në futboll dhe aq më shumë kur është ndeshje derbi.