TIRANË- Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Këshilli për një arsye të pazakontë. Në mbledhjen e fundit të KLP-së, Cani ka shprehur shqetësimin për spiunimin e bisedave të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjatë mbledhjeve formale dhe informale.
Prokurori ka theksuar se çfarë thuhet brenda KLP del jashtë. Cani ka pohuar se nuk është në nderin e Këshillit që të bëjë ciu-ciu me telefon, ndërsa ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Gent Ibrahimin se do largohet nga KLP-ja nëse vijon ky fenomen. “Edhe një gjë tjetër z. kryetar, më vjen shumë keq që pa dalë ende nga kjo sallë, vijnë mesazh për qëndrimet tona. Qëndrimet e mia janë parimore nuk janë për emra. Unë z. kryetar të kam thënë në një takim se nuk vij në mbledhjet informale sepse çfarë thuhet del jashtë, por edhe në mbledhjet formale, akoma pa mbaruar mbledhja, vijnë mesazhet për qëndrimet që mbajmë këtu. Qëndrimet e mia janë parimore, nuk ka asgjë me asnjë emër, me asnjë prokuror. Por nuk është në nderin e këtij Këshilli që të bëjë ciu-ciu në telefon, ky po mban këtë qëndrim, ai po mban atë qëndrim.
Nëse është kështu, e braktisim këtë sallë dhe kur të shohim se ne sillemi si qytetarë dhe shtetarë, vijmë në këtë sallë. Kjo tregon mungesë respekti për Këshillin, tregon që ne nuk jemi shtetarë. Besnik Cani çfarë ka, e thotë në këtë buton. Por që të dalin qëndrimet tona pa dalë nga sallë, kjo është fyerje e madhe që i bëhet këtij këshilli dhe mua si anëtar. Por nëse vazhdohet kështu, unë nuk rri në këtë Këshill. Nëse vazhdohet kështu z. kryetar, është më e lehtë për mua të them: Largohem nga ky Këshill, shkoj në Prokurori ku kam emërimin dhe vazhdoj punën time”.
Nga ana e tij, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, ka pohuar se “Shqetësimi që ju ngrini është i përsëritur. Unë nuk mund të bëj tjetër veçse një kujtesë etike për të gjithë dhe në rast se nuk funksion, anëtarë të marrim një vendim që të gjithë ne këtu t’i mbajmë celularët jashtë”.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E ngarkuara e SHBA-së takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet, merrni vendime në dobi të sistemit pavarësisht sfidave e presioneve
12 Dhjetor 2024, 13:50
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
Sulmet e Berishës dhe Metës, KLP përgjigjet ashpër: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë! Kreu i PD s’tërhiqet: Bogdani, skllave e Dumanit
11 Nëntor 2024, 18:39
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor 2024, 11:37
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor 2024, 10:48
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor 2024, 12:39
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor 2024, 21:07
-
Institucionet e tjera të drejtësisë refuzuan, KLP caktoi dy anëtarë për te ‘Antikorrupsioni’
4 Tetor 2024, 15:29
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor 2024, 11:10
-
KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan
30 Shtator 2024, 21:10
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator 2024, 08:29
-
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
17 Gusht 2024, 15:43
Kryetar, po qe se doni te punoni, konfisko celularet shif kush ka cu mesazhet jashte dhe perjashtojini nga sistemi njehere e pergjithmone. Aty nuk eshte klase gjimnazi. Vaj medet te perzgjedhurit, ajka medemek. 0 shpresa , 0, E c'bete me ne fund kete vend.
Përgjigju