E pazakontë/ Fatos Tushe që u prangos nga SPAK dha 70 mijë euro para me fajde me 18 % në vit nga kredia që kishte marrë në bankë me interes 5%
Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes Fatos Tushe mori kredi 185 mijë euro me interes 5 %. 70 mijë euro nga kjo kredi i dha hua me interes 18 % në vit. Mister burimi i të ardhurave për të mbuluar këstet e kredisë me vlerë 14 700 euro në vit.
Adriatik Doci 10 Korrik 2021, 09:51 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 11:56
E pazakontë, por zyrtarët e lartë gjejnë gjithmonë forma nga më të çuditshmet për t’u pasuruar. Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre në disa drejtime, jepte para me fajde nga një kredi që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë. Nëse në bankë kredinë e kishte marrë normë interesi 5 % në vit, një pjesë të parave nga kjo kredi i jepte hua me interes 18 % në vit. Në shkurt të vitin 2008, Tushe ka marrë një kredi me vlerë 185 mijë euro në NBG BANK, me afat 20 vjet, me 5 % interes në vit dhe me këst mujor 1 229 euro.
Një vit më pas, Tushe jep me fajde 70 mijë euro me burim pikërisht kredinë 185 mijë euro që kishte marrë një vit më parë. Tushe thotë se ka nënshkruar dy kontrata për dhënien hua me interes 18 % në vit të shumës 40 mijë euro në dhjetor të vitit 2009 dhe 30 mijë euro në shkurt të vitit 2010. Në vitin 2011 Tushe deklaron 4.2 mijë euro nga interesat e huasë me interes. Në vitin 2012 deklaron 3 150 euro interesa të huasë. Në vitin 2013 befas ndërpriten të ardhurat nga interesat e huasë, ndërkohë që nuk deklarohet kthimi 70 mijë eurove, shumë të cilën pretendon se ka dhënë hua. Gjithsesi, dhënia e parave me fajde nga individë të palicencuar dhe autorizuar është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.
Një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e parave të kryebashkiakut për të shlyer kredinë, të cilën e ka përdorur për të blerë disa pasuri të paluajtshme dhe 70 mijë euro për ta dhënë hua me interes. Tushe duhet të paguajë çdo vit 14 700 euro këstet e kredisë. Të ardhurat e Tushës janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga modeste e bashkëshortes, dieta dhe rimbursim transporti, të cilat në total janë të pamjaftueshme për të shlyer këstet e kredisë. Për shembull, në vitin 2014 të ardhurat vjetore në total të Tushes janë 1.7 milionë lekë, gati se shuma e kësteve të kredisë. Në kushtet kur Tushe thotë se ka paguar 14 700 euro këstet e kredisë, nuk dihet se me çfarë parash i ka mbuluar kryebashkiaku shpenzimet e jetesës.
Sekustrojani te gjithe pasurine ketij maskarai...Te gjithe kryetaret e bashkive jane bere gjithe borgjeze,kushe te vjedhi me shume leket e popullit..
Përgjigju
Iris: 11/07/2021 03:12
Besoj se interesi 18 % del e mjafton per shumen mujore dhe interesin e kredise ,plus i mbeten dhe nja dy pare xhepi.
Përgjigju
Niku: 10/07/2021 13:12
ILDKPKI i lexon deklarimet e pasurise, apo ia fut gjumit? Edhe me amatori e di qe nuk lejohet huadhenia me perqindje, kurse zoteria e deklaron si pa te keq. Çudi. Se tani as e akuzon dot, se thote e kam deklaruar pa te keq, pretendon padijenine. ILDKPIKI fli gjume.
Përgjigju
Free: 10/07/2021 12:38
Blasfemi te keq interpretosh sakrificin e ketij njeriu modest ne liften kunder varferise dhe korrupsionit.
Tushe eshte njeri i perulur ndaj punes dhe ka luftuar me thonj varferine ne rajon. Ai me intelektin e pa dhembullt arriti te mashtronte banken dhe ti merrte 185 000 euro duke garantuar njerzellikun dhe besen a lalit qe do i paguante kestet dhe i ka paguar ca here vet e ca here ne te tjeret me donacione. Keto para ai ua jepte fshatareve te thjesht per rritjen e prasit lushnjar. I kerkuar shume ne tirane nga te dyja forcat politike ne kohe pandemie meqe nuk vinte bananja braziljane. Tushe ne vije te pare si Robin Hood i shqiperise dhe edhe lekuren e tij dhe nuk e dekonspiron shenjtorin e tiranes. Ai deklaroi se eshte vetem nje ushtar ne batalionin qe lufton varferine dhe nje dite ky vend do te behet por jo sot.
Përgjigju
Vlora: 10/07/2021 11:02
Ketu objektivisht krimineli eshte bankieri hahah qe ja jep kredine per tjeter gje dhe per tjeter e perdor... kontroll bankave urgjent
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.1%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2882
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Sekustrojani te gjithe pasurine ketij maskarai...Te gjithe kryetaret e bashkive jane bere gjithe borgjeze,kushe te vjedhi me shume leket e popullit..
PërgjigjuBesoj se interesi 18 % del e mjafton per shumen mujore dhe interesin e kredise ,plus i mbeten dhe nja dy pare xhepi.
PërgjigjuILDKPKI i lexon deklarimet e pasurise, apo ia fut gjumit? Edhe me amatori e di qe nuk lejohet huadhenia me perqindje, kurse zoteria e deklaron si pa te keq. Çudi. Se tani as e akuzon dot, se thote e kam deklaruar pa te keq, pretendon padijenine. ILDKPIKI fli gjume.
PërgjigjuBlasfemi te keq interpretosh sakrificin e ketij njeriu modest ne liften kunder varferise dhe korrupsionit. Tushe eshte njeri i perulur ndaj punes dhe ka luftuar me thonj varferine ne rajon. Ai me intelektin e pa dhembullt arriti te mashtronte banken dhe ti merrte 185 000 euro duke garantuar njerzellikun dhe besen a lalit qe do i paguante kestet dhe i ka paguar ca here vet e ca here ne te tjeret me donacione. Keto para ai ua jepte fshatareve te thjesht per rritjen e prasit lushnjar. I kerkuar shume ne tirane nga te dyja forcat politike ne kohe pandemie meqe nuk vinte bananja braziljane. Tushe ne vije te pare si Robin Hood i shqiperise dhe edhe lekuren e tij dhe nuk e dekonspiron shenjtorin e tiranes. Ai deklaroi se eshte vetem nje ushtar ne batalionin qe lufton varferine dhe nje dite ky vend do te behet por jo sot.
PërgjigjuKetu objektivisht krimineli eshte bankieri hahah qe ja jep kredine per tjeter gje dhe per tjeter e perdor... kontroll bankave urgjent
Përgjigju