E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Më ka marr malli, hajde më merrni

Ishte e papritur telefonata bërë nga vetë 47-vjecari, ndërsa një lumë informacionesh mbërrinin gjatë transmetimit live në ’Pa Gjurmë’. Moderatorja Odeta Dume iu drejtua me një ’alo’ telefonatës së radhës, por e pabesueshme kur ai u prezantua si Bledar Salinja, pikërisht personi që po kërkohej në program. 47-vjeçari i cili rezultonte i humbur që prej 18 marsit të këtij viti, emocionoi me telefonatën e tij të papritur live, ndërsa prej ditësh kërkohej në program nga ish-bashkëshortja Leonora Subashi dhe djali i tij, të cilët falë ’Pa Gjurmë’ i dëgjuan zërin pas afro një muaj e gjysëm. Ai nuk kishte kontaktuar prej kaq kohësh me familjarët pasi kishte ngatërruar autobusin, e Urës Vajgurore dhe kishte përfunduar në fshatin Adriatik të Divjakës.

Unë nuk kam humbur, punoj si çoban dhe aktualisht ndodhem në fshatin Adriatik të Divjakës. Nuk munda të komunikoja dot me familjarët pasi ngatërrova autobusin. Kur mbërrita në fshatin Adriatik më strehoi dhe më pas më punësoi një person. Unë tashmë punoj për të si çoban duke u kujdesur për bagëtitë e tij. Më ka marrë shumë malli për familjen dhe dëshiroj të vijnë të më marrin.”, tha ai live në “Pa gjurmë”

Pas kërkesës së atë atit drejtuar familjarëve, djali i tij nga studio e emisionit reagon menjëherë.

Po babi, na dërgo adresën e saktë ne do nisemi të vijmë direkt të të marrim

47-vjecari Bledar Salinja kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 18 mars të këtij viti, pas një telefonate që realizoi me ish-bashkëshorten e tij Leonora Subashin. Si cdo herë tjetër, ai kishte shkuar për të takuar fëmijët në Lushnje, por pas largimit ai nuk ishte kthyer më në shtëpinë e tij në Bistrovicë të Urës Vajgurore, ku jetonte i vetëm. Babai i 4 fëmijëve ka shfaqur shenja të depresionit afro 15 vite më parë. Pas denoncimit bërë në polici, familjarët iu drejtuan emisionit ‘Pa Gjurmë”, në të cilin pasditen e kësaj të premte ishte vetë ai që surprizoi me telefonatën e tij. 
 

Bledar Salinja

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë