E pazakontë në Itali/ Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës!

E pazakontë në Itali/ Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës!

Fatura e restorantit

Arezzo- Prerja e tortës në një restorant i kushtoi shumë ditëlindjes dhe tashmë historia e përcjellë me një faturë të bërë publike, është kthyer në një polemikë edhe në rrjetet sociale.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Arezzo, ku një tortë ditëlindje kushtoi gjithsej 103 euro, pasi vajza që kishte dhe festën e veçantë, shpenzoi 45 euro për ta blerë në një pastiçeri, por më vonë për ta shërbyer në restorant iu desh të paguante edhe 58 të tjera, me një kosto prej 4 euro e gjysmë për secilin nga 13 të ftuarit!

Një sipërmarrës nga Arezzo ka rrëfyer historinë e ditëve të fundit në një faqe kushtuar qytetit dhe lajmi u publikua edhe nga “La Repubblica” sot (27 Gusht). Në internet, vajza e cila festonte ditëlindjen të enjten e kaluar (22 Gusht), tregoi faturën e 'kripur'.

Ajo kishte shkuar në restorant, pak jashtë Arezzo-s, me 12 persona të tjerë dhe me tortën e blerë diku tjetër dhe që kërkoi ta shërbente në fund të darkës.

Kamerierët ua servirin ëmbëlsirën të ftuarve, por kur erdhi fatura, pati një surprizë të hidhur. E habitur ajo e ka denoncuar ngjarjen në Facebook, duke marrë shumë komente.

Nga ana e tij, restoranti konfirmon se gjithçka është e vërtetë dhe se tarifimi i prerjes së ëmbëlsirave, apo ushqimeve të tjera, të sjella nga klientët nga jashtë ambientit, është rregull i biznesit.

Megjithatë, pronari, i cili mungonte në momentin e incidentit, pranon se “kënaqësia e klientit është e para në biznes dhe se, për rrjedhojë, punonjësit e tij mund të ishin më pak të ngurtë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuta, demokracia dhe roli i intelektualëve!

Kushtetuta, demokracia dhe roli i intelektualëve!